Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri: Do të definohet statusi i qirasë 99 vjeçare mbi pronën shoqërore të privatizuar

Ndryshimet që janë duke u bërë në legjislacionin që rregullon pronësinë dhe të drejtat sendore në Republikën e Kosovës, së shpejti do të qartësojnë edhe statusin e qirasë 99 vjeçare mbi pronën shoqërore të privatizuar. Këtë gjë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social.
“Tashmë kam filluar ndryshimin e bazës ligjore për Pronësinë dhe të drejtat tjera sendore në Republikën e Kosovës. Përmes këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve të kuadrit ligjor relevant do të definohen qartë llojet e pronësisë, titullarët dhe përmbajtjen e të drejtave pronësore në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe ato të BE-së. Konkretisht do të definohet statusi i tokës ndërtimore në zonat urbane dhe statusi i të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm të paluajtshmërive për të krijuar një të drejtë të definuar qartë mbi ndërtesën dhe tokën mbi të cilën është ndërtuar ajo si dhe do të qartësojë të drejtat e shtetasve të huaj për të poseduar pronë në Republikën e Kosovës” ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …