leoni

KRYTARI I KOMUNËS SË KLINËS SOKOL BASHOTA ËSHTË ZGJEDHUR ANËTAR I KOMISIONIT TË GRANTEVE

Komisioni i Granteve ka mbajtur takimin e parë për vitin 2017. Në këtë takim anëtarët e Komisionit të Granteve në bazë të nenin 32 të Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, bënë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj me short, për katër kryetarë të komunave me mandat ligjor njëvjeçar si anëtarë të Komisionit të Granteve gjatë vitit 2017.

Anëtarët e rinj të Komisionit të Granteve, janë përzgjedhur kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota, kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, si dhe kryetari i komunës së Zubin Potokut.

Në këtë takim u diskutua dhe u aprovua Raporti i përshtatshmërisë së financimit komunal, ku sipas këtij Raportit, Komisioni i Granteve ka aprovuar grantet qeveritare për financimin e komunave, si vijon:

  • Granti i Përgjithshëm – në shumë prej 134.91 milionë euro

  • Granti Specifik për Arsim – 161.33 milionë euro

  • Granti Specifik për Shëndetësi – 42.08 milionë euro

  • Financimi për Shëndetësi Sekondare – 2.60 milionë euro dhe

  • Financimi për Shërbime Rezidenciale – në shumë prej 0.24 milionë euro

  • Përfshirjen e parashikimit të të hyrave vetanake komunale në buxhetin e Qeverisë së Përgjithshme në shumë prej 80 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …