Kuçi nënshkruan Marrëveshje me homologun e tij gjerman

Ministri
i Drejtësisë, Hajredin Kuçi gjatë qëndrimit në Berlin, është takuar me homologun
e tij gjerman, Heiko Mass. Me këtë rast, ministri Kuçi ka shprehur falënderimin
ndaj Gjermanisë për qasjen e saj ndaj Ballkanit dhe Kosovës. Ai shprehu poashtu
përkushtim për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella mes dy vendeve. Në
vazhdim, ministrat Kuçi dhe Mass formalizuan nënshkrimin e marrëveshjes model për
bashkëpunim juridik për çështje penale mes Kosovës dhe Gjermanisë. Përmes kësaj
marrëveshje, palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në
procedurat penale të cilat janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të
vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.



Kontrolloni gjithashtu

Recak

Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak

Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …