Brickos

Prishtina ende nuk zbardh rrethanat e vrasjes së Ndrecajt dhe Rizajt

Megjithë
përpjekjet e medieve për të mësuar versionin e institucioneve të Kosovës mbi
ngjarjet në Kumanovë, Prishtina zyrtare ende nuk ka kërkuar zyrtarisht sqarime
nga ana e autoriteteve të Maqedonisë. Kësisoj, luftimet e 9 dhe 10 majit në
Lagjen e Trimave në Kumanovë, vazhdojnë të jenë të mjegulluara nga paqartësitë.
Në këto përleshje mbetën të vrarë gjithsejt 18 veta, 10 nga grupi i luftëtarëve
të UÇK-së dhe 8 pjesëtarë të forcave policore maqedonase. Ndër paqartësitë
kryesore të luftimeve me 9 dhe 10 maj, është mënyra sesi u vranë Beg Rizaj dhe
Mirsad Ndrecaj. Dyshimi shtohet kur kihet parasysh një dokument i lëshuar nga
Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ku Rizaj dhe Ndrecaj figuronin në
mesin e të arrestuarve. Por një ditë më vonë, ata u raportuan në mesin e të
vrarëve. Krejt kjo shton dyshimet se Ndrecaj dhe Rizaj u ekzekutuan pasi ishin
kapur nga policia maqedonase. Autoritetet përgjegjëse si në Maqedoni ashtu edhe
në Kosovë vazhdojnë të heshtin në lidhje me rastin, duke mos sqaruar rrethanat
sesi u zhvilluan luftimet në Kumanovë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …