leoni

Deputeti i PDK-së Kujtim Gashi e quan joserioze ftesën e Hotit në rrjete sociale për takim të liderëve politikë

Kujtim Gashi, është shef i Shtabit për fitoren e PDK-së, në Prizren!

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren në mbledhjen e Kryesisë së Degës ka vendosur me unanimitet të plotë Shef të Shtabit për zgjedhjet lokale të Tetorit Nënkryetarin e Degës Z. Kujtim Gashi! Kujtim Gashi është figurë gjithëpërfshirëse, ka eksperiencën, ekspertizën, energjinë dhe pasionin për të udhëhequr aktivitetin tonë politik. Me Kujtimin në krye të aktivitetit politik, në krye të listës sonë të Kandidatëve për asamble komunale dhe si drejtues i ekipit më të mirë për Prizrenin, fitorja është akoma më e sigurt. PDK përveç Kandidatit më të mirë për Kryetarin e ardhshëm të Komunës, z. Shaqir Totaj, vizionit për Prizrenin që qytetarët e meritojnë, ka dhe ekipin më të mirë të asambleistave të udhëhequr nga Z. Kujtim Gashi, udhëheqës me eksperiencë, dinjitet, integritet dhe shumë pasion për ta reformuar qytetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …