Zv.kryetari Aliu priti në takim përfaqësuesit e OJQ ” You can do!”, u fol për nevojat e personave me nevoja të veçanta

Hasan Aliu, zëvendëskryetar i komunës së Vitisë, ka pritur një delegacion të organizatës joqeveritare “You can do!” në krye me Hashim Llumnica dhe Jusuf Fazliu, me këtë rast është folur për nevojat e personave me nevoja të veçanta. Gjatë këtij takimi zv.kryetari Aliu ka folur për punën e kësaj komunë për personat me nevoja të veçanta, krijimin e qasjes së tyre më të lehtë në rrugë dhe objekte publike. Ai gjithashtu tha se fatkeqësisht janë shumë faktorë që ndikojnë që mos të bëhet mjaftueshëm për personat me nevoja të veçanta, në mesin e tyre edhe mungesa e mjeteve financiare. Kurse përfaqësuesit e kësaj organizate kanë paraqitur nevojat dhe kërkesat e personave me nevoja të veçanta dhe foli për vështirësitë që ata hasin në arsimin dhe punësimit të tyre. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i degës së kësaj organizate në Viti, Përparim Lubishtani. Ata kanë bërë me dije se kjo shoqatë numëron rreth 150 anëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Mbahet Aktiviteti në shënimin e 25 vjetorit të zhdukjes së prof. Ukshin Hoti

Nën organizimin e Komunës së Rahovecit, në praninë e familjarëve të Ukshin Hotit, bashkëvendësve dhe …