Brickos

5 % i parkingjeve në Han të Elezit  do të jenë të rezervuara për Personat me Aftësi të Kufizuar

Me kërkesë të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar Drejtoria e Shërbime Publike dhe Emergjencës, si dhe Drejtoria e Urbanizmit në komunën e Hanit të Elezit nënshkruan Zotim që të garantohet 5 %-shi i parkingjeve të cilat duhet të jenë të rezervuara për Personat me Aftësi të Kufizuar, si dhe për lëshimin e lejeve ndërtimore për kategoritë I dhe II, të aplikohen dispozitat përkatëse të Udhëzimit Administrativ për kushtet teknike të objekteve ndërtimore për qasjen e personave me aftësi të kufizuara. Drejtori z. Rafet Kalisi dhe Nexhmedin Daci me rastin e nënshkrimit të këtij Zotimi deklaruan se është obligim i yni që ta ndërtojmë një qytet gjithëpërfshirës, duke garantuar qasjes më të lehtë për Personat me Aftësi të Kufizuara. Drejtoresha e Handikosit Kaçanik znj. Elmihane Malsiu dhe Nergjivane Berisha nga Hani i Elezit përshëndesin bashkëpunimin shumë vjeçar me Komunën e Hanit të Elezit, e cila ka përkrahur në forma të ndryshme Organizatën si dhe anëtarët e saj. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara”, i përkrahur nga Aktiviteti i USAID për Bashkëpunim në Komunitet CCA.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …