leoni

Kujtim Gashi: Partia Demokratike e Kosovës është për zgjedhje të reja parlamentare pasi të kalojë pandemia

Gashi: PDK nuk do bëjë kompromise për pozitën e kryeministrit siç ka ndodhur në dy mandatet e kaluara

Partia Demokratike e Kosovës postin e kreut të Qeverisë nuk do ta dorëzojë me asnjë kusht, “siç ka bërë në dy rastet e fundit”. Anëtari i Këshillit të Përgjigjëm të kësaj partie, Kujtim Gashi thotë se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare kandidat për kryeministër do të jete kreu i partisë, Kadri Veseli. Ai thotë se zgjedhjet janë i vetmi opsion dhe se si parti janë të interesuar që vendi të bëhet me qeveri të re në mënyrë që përqendrimi të jenë në zhvillim ekonomik dhe integrim në mekanizmat ndërkombëtarë. Sipas Gashit, nuk do të ketë më kompromise për pozitën e kryeministrit siç ka ndodhur në dy mandatet e kaluara, “për hir të disa proceseve të rëndësishme nëpër të cilat ka kaluar vendi”. PDK-ja është e hapur për koalicion me të gjitha subjektet politike, thotë Gashi, por që ai shton se synim e kanë realizimin e programit të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …