Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Albin Kurti: 23 marsi 1989 ishte shtetrrethim, gjendje e jashtëzakonshme, Kosova ishte okupuar nga Serbia

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka shkruar për 23 marsin e para 30 viteve kur edhe u suprimua autonomia e Kosovës. Kurti në postimin e tij bën krahasimin me vitin 1989  dhe me situatën aktuale në Serbi dhe Kosovë. “1989: asgjë nuk humbet Kosova me ndryshimet kushtetuese, bile, veçse përfiton. 2019: asgjë nuk humbet Kosova me korrigjimin e kufijve, madje, vetëm përfiton. Sot janë mbushur tri dekada nga suprimimi i autonomisë së Kosovës. 23 marsi 1989 ishte shtetrrethim: gjendje e jashtëzakonshme, orë policore, mbi njëqind tankse e 15 mijë forca të armatosura jugosllave. Për pasojë, në pranverën e atij viti, dhjetëra shqiptarë u vranë në demonstrata e qindra të tjerë u arrestuan. Që nga ajo kohë edhe medie ndërkombëtare filluan ta konsiderojnë Kosovën të pushtuar e të okupuar. 30 vjet më vonë, Serbia nuk na e njeh pavarësinë. Sepse, presidenti atje është nga po ajo rrymë politike serbe së cilës edhe autonomia për Kosovën i dukej e tepërt. Dhe, sepse presidenti këtu te ne është nga ajo rrymë politike shqiptare që jep territor shteti për pushtet për veti. E, kur pushteti dhe qeveria janë më të rëndësishme se territori dhe shtetësia, atëherë edhe partia bëhet më e rëndësishme se popullsia. 1989: punësimi, me librezë partie. 2019: punësimi, me librezë partie dhe afri farefisnie”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …