Kryeministri Albin Kurti, i dashuruar marrëzisht në Greqinë dhe politikën e saj antishqiptare, ka udhëtuar drejt Heladës, ku po merr pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, Kurti do të ketë dhe takime bilaterale.
Kurti mungon në Shqipëri, madje edhe kur është e domosdoshme, por në Greqi nuk mungon kurrë, pavarësisht qëndrimit të këtij shteti ndaj çështjes shqiptare në 200 vitet e fundit, pavarësisht se Greqia i kërkon Shqipërisë edhe ndërrimin e teksteve të historisë dhe fshirjen e fjalës Çamëri e krejt historisë së saj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
