Ahmet Qeriqi: Vetëvendosja nuk ka, ose nuk beson se ka politikan që mund ta zëvendësojë, Albin Kurtin

Kurti: Krizën e PDK-së si parti po orvaten ta transformojë në krizë të institucioneve të shtetit

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka drejtuar një mori akuzash në drejtim të PDK mbi krizën politike në vend. Ai ka thënë se 11 qershori e ka zbritur PDK-në në pikën e saj më të ultë historikisht dhe se kjo parti po synon që krizën e partisë, ta transformoj në krizë institucionale. “Kriza e kësaj partie, kriza e një partie, po synon të institucionalizohet, të bëhet krizë institucionale. Krizën e PDK-së si parti po orvaten ta transformojë në krizë të institucioneve të shtetit. Duke zvarritur e duke mohuar, duke bojkotuar e duke bllokuar, duke mbajtur anë presidenti e duke lobuar me kriminelë, duke joshur e duke kërcënuar, të afërm të deputetëve e me të afërm gazetarë të tyre mbi vetë deputetët. Këto janë shkelje të ligjit e kushtetutës, janë vepra penale. Sikur të kishim shtet demokratik”, ka shkruar ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …