Kurti në hapje të fushatës për balotazh: Investimet do të shkojnë te ata që dinë të punojnë dhe nuk vjedhin

Në nisje të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti Albin Kurti mbajti një fjalim ku, përveç thirrjes për mbështetje elektorale, foli edhe për ndarjen e fondeve dhe politikat zhvillimore në nivel lokal. Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për, siç tha ai, “atë parti që ka rritur ndjeshëm rrogat, pensionet, bursat për studentë dhe shtesat për fëmijë”. Ai theksoi se në komunat ku Vetëvendosje ka qeverisur, janë realizuar më shumë investime sesa në mandatin e paraardhësve. “Ne kemi premtuar dhe do ta mbajmë fjalën: 1 miliard euro investime për komunat. Por ju e dini, unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksapaguesve për ata kryetarë që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin”, deklaroi Kurti, duke shtuar se “me ata nuk ka investime e zhvillim, ashtu siç nuk ka pasur për 20 vjet pas luftës”. Këto deklarata, sipas analistëve politikë, u interpretuan si një mesazh i drejtpërdrejtë për komunat ku Vetëvendosje nuk është në pushtet, duke nënkuptuar se shpërndarja e fondeve mund të varet nga përkatësia politike e kryetarëve komunalë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza paralajmëronte rrezikun që në fillim për Urën e Re të Ibrit

Të premten në mbrëmje, Ura e Re e Ibrit në Mitrovicë është përmbytur nga uji, …