Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut zhvillohet sot

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në këtë proces zgjedhor, të drejtë vote kanë gjithsej 1,013,357 qytetarë, prej të cilëve 474,394 janë në Qytetin e Shkupit. Votimet për zgjedhjen e kryetarëve të komunave zhvillohen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa procesi për zgjedhjen e këshilltarëve do të përsëritet në tri qendra votimiKomunën Shuto Orizarë, pas evidentimit të parregullsive gjatë votimit të mbajtur më 19 tetor. Procesin zgjedhor po e vëzhgojnë monitorues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa për raportim janë akredituar edhe gazetarë të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria shënon rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj, 1.9 milionë vetëm në korrik

Shqipëria vijon të shënojë rritje të flukseve të shtetasve të huaj, me rreth 1.9 milionë …