Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se mbetet optimist pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se në bisedimet mes subjekteve politike po mbizotëron racionaliteti.
Kurti tha se në takim janë diskutuar të gjitha temat kryesore politike, përfshirë formimin e qeverisë, konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit, por se ende nuk ka një përfundim konkret.
Ai theksoi se synimi i Lëvizjes Vetëvendosje është arritja e një marrëveshjeje politike që do të shmangte mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Jam optimist për racionalitetin që po mbizotëron nga këto takime. Ne jemi të interesuar për marrëveshje që të mos kemi zgjedhje”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, bisedimet do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, ndërsa theksoi se procesi kërkon kohë, besim dhe konfidencialitet mes palëve politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
