Albin Kurti

Kurti: Pesë javë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, nga dita e fitores aq shumë të nevojshme për qytetarët e Republikës

Dhjetëra studentë, absolvent të mjekësisë së përgjithshme, bachelor të shkencave kompjuterike dhe ekonomisë, sportistë, punëtorë dhe veprimtarë nga mërgata, iu bashkuan të shtunën Lëvizjes Vetëvendosjenë Gjilan. Në prani të kryetarit Albin Kurti, kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Gjilan, Nevzad Isufi, së bashku me anëtaren e kryesisë dhe asambleisten Arbëreshë Kryeziun, uruan mirëseardhjen për anëtarët më të rinj në Gjilan duke nënvizuar se ky bashkim i përditshëm i qytetarëve me Lëvizjen po e përafron fitoren e 6 tetorit. Pas anëtarësimeve, në tubimin e mbajtur me strukturat e gjera të organizatës në Gjilan, lideri i LV-së Albin Kurti, ka thënë se pesë javë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, nga dita e fitores aq shumë të nevojshme për qytetarët e Republikës. Kurti ka theksuar se bashkatdhetarët që nuk kanë nënshtetësi të Kosovës duhet të regjistrohen si votues deri më datë 10 shtator, kur është edhe afati i fundit për regjistrim.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …