Kryeministri, Kurti, në letrën dërguar kryetarit amerikan, Trump shkruan për heqjen e taksave më 15 mars

Kurti: Qeveria e vendit ka draftuar një program i cili do ta transformojë jetën e njerëzve në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetin social, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se qeveria ka draftuar një program që do t’ia transformojë jetën njerëzve në Kosovë. Ai ka theksuar se do ketë investime në edukim, ekonomi, hapjen e vendeve të reja të punës si dhe në drejtësi, që sipas tij këti janë prioritetet kryesore të qeverisë së tij. “Sot, qeveria që Kosova e votoi masivisht në zgjedhjet e 6 tetorit e që u votua në Kuvend më 3 shkurt, draftoi një program që do të transformojë jetën e njerëzve. Investime në edukim, hapjen e vendeve të reja të punës, reformën në sistemin juridik, janë disa nga prioritetet tona”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti vazhdon të injorojë Tiranën zyrtare, teksa Shqipëria forcon rolin në mbrojtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej kohësh po kritikohet për injorimin e Tiranës …