Albin Kurti

Kurti: Vendi po bëhet i pajetueshëm dhe na duhet dikush që i fut në burg Al Caponet e Kosovës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka drejtuar kritika të ashpra ndaj koalicionit qeveritar për të cilin ka thënë se e ka thyer ‘sundimin e ligjin’ duke mbajtur sundimin për vete dhe ligjin për popullin. Ai ka shtuar më tutje se nga veprat penale të trajtuara nëpër Gjykatat e Kosovës, vetëm 1% janë raste të korrupsionit dhe asnjë prej tyre nuk është rast i profilit të lartë dhe kjo po e bën vendin të pajetueshëm kurse shtetin të paqëndrueshëm. “Për drejtësi duhet një Eliot Ness yni që i fut në burg Al Capone-t kosovarë. Për zhvillim duhet qeverisje e re që sjell investime dhe punësim me ndërmarrje që rriten. Për demokraci duhet të largohet klika e tajkunëve dhe fajdexhinjve nga udhëheqja e shtetit dhe PDK-së” ka shkruar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …