Kurti: Vendimet e para që do të ndërmarr është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i keqpërdorimeve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti është takuar me bashkatdhetarë në Universitetin e Ëinçesterit të Londrës, të ciliët i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe organizimin masiv për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit. Gjatë fjalës para të pranishmëve ai theksoi se nga vendimet e para që do të ndërmarr si kryeministër është zvogëlimi i qeverisë dhe ndalimi i menjëhershëm i keqpërdorimeve. Në ligjëratën me temën “Ndërtimi ndërkombëtar i paqes – Rasti i Kosovës” në të cilën morën pjesë hulumtues, ekspert, studentë dhe pjesëtarë të mërgatës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti foli për procesin e ndërtimit të paqes në Kosovë pas ndërhyrjes së NATO-s, sfidat nga burokracia ndërkombëtare dhe korrupsioni qeveritar brenda Kosovës dhe ato të agresivitetit të Serbisë prej jashtë, si dhe masat që duhet të ndërmerren përmes zhvillimit ekonomik e drejtësisë ligjore për të siguruar paqen afatgjate.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …