Kusari-Lila: Reciprociteti do të është me efikas se taksa 100%, sepse ballafaqon shtetin serb me masat e njëjta

Kusari-Lila: Reciprociteti do të është me efikas se taksa 100%, sepse ballafaqon shtetin serb me masat e njëjta

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për masën e reciprocitetit ndaj Serbisë që pritet të vihet nga qeverisja me Albin Kurtin. Ajo thotë se reciprociteti do të kthente në binarë normal raportin e dialogut Kosovë-Serbi e gjithashtu, shteti serb do të ndalte fushatën e çnjohjeve të Kosovës. Kusari-Lila  thotë se reciprociteti është më efikas sesa taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe, sepse ballafaqon shtetin serb me masat e njëjta që ajo i aplikon në Kosovë. Ajo e ka kujtuar masën e reciprocitetit që ia kishte vënë mallrave serbe në mandatin e saj si Ministre e Tregtisë. Porse këtë masë, ajo e kishte vënë kryesisht në aspektin tregtar, dhe thekson se me qeverinë e re, që udhëhiqet nga Albin Kurti, masa e reciprocitetit zgjerohet. Tutje, ajo thotë se kjo masë, do ta kthente në binarë normal raportin e dialogut Kosovë-Serbi, e do të ndalte fushatën e çnjohjeve të Kosovës nga ana e këtij shteti. Sipas saj reciprociteti si parim, duhet të jetë në fuqi përderisa të ketë sjellje diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …