Gjykata Kushtetuese e pezullon dekretin e Thaçit që e mandanton Avdullah Hotin për kryeministër deri më 29 maj

Kushtetuesja reagon pas tërheqjes së Presidentes: Ndarja e lëndëve bëhet sipas rregullave strikte

Pas tërheqjes së kërkesës nga Presidentja Vjosa Osmani lidhur me kompetencat e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese ka dalë me një sqarim zyrtar. Ajo thekson se ndarja e lëndëve te gjyqtarët raportues bëhet në mënyrë automatike dhe sipas rregullave të qarta procedurale. Kjo deklaratë vjen pasi Osmani kundërshtoi caktimin e gjyqtarit Radomir Laban si raportues të çështjes, duke e cilësuar atë si rrezik për sigurinë kombëtare. Në reagimin e saj, Kushtetuesja kujton se Laban është emëruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe është pjesë e Gjykatës që nga viti 2011, ndërsa si gjyqtar që nga viti 2018. Gjykata thekson se është autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe i trajton të gjitha lëndët me paanshmëri dhe profesionalizëm. Ajo nënvizon se palët kanë të drejtë të tërheqin kërkesat e tyre, por vendimet merren në përbërje të plotë dhe në përputhje të plotë me mandatin kushtetues.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …