Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tretë të rregullt, e organizuar në përputhje me rekomandimet e IKSHP-së.

Këshilltarët për rend të ditës shqyrtuan:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi i gjendjes rreth Koronavirusit në komunën e Hanit të Elezit.

  3. Miratimi i planit të punës së Komitetit Konsulatativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2020.

  4. Miratimi i raportit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2019.

  5. Miratimi i raportit të punës së tri komitetve konsultative për vitin 2019.

  6. Njoftim për aktivitetet e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2019.

  7. Njoftim për aktivitetet e këshillave të fshatrave të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2019.

  8. Miratimi i raportit të shpenzimeve buxhetore për periudhën Janar-Mars 2020.

  9. Shqyrtimi i raportit periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit.

  10. Shqyrtimi i informatës për ndarjen e bursave.

  11. Shqyrtimi i informatës mbi raportin e financiar për tre mujorin e N.P.L “Pastrimi” sh.a

  12. Të ndryshme.

Me punën e kuvendit udhëhoqi kryesuesi i kuvendit Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …