Kuvendi i Komunës së Malishevës, shqyrtoi raportin e punës së Kryetarit për vitin 2018

Kuvendi i Komunës së Malishevës, i drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit, Rrahim Morina, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt për këtë vit. Në mesin e shumë pikave që janë diskutuar, KK i Malishevës, ka shqyrtuar edhe raportin e punës së Kryetarit dhe Qeverisë Komunale për vitin 2018, si dhe ka formuar Këshillin Organizativ për shënimin e 16 Qershorit- Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Komunës së Malishevës. Fillimisht KK i Malishevës, ka miratuar formimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, që këtë vit është shënim jubilar, 20 vjetori i Ditës së Çlirimit. Raportin e punës së Kryetarit të Komunës së Malishevës dhe Qeverisë Komunale, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, e ka prezantuar nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, i cili i paraqiti të arriturat dhe sfidat gjatë vitit të kaluar, realizimin e investimeve kapitale dhe çështjet tjera të punës gjatë vitit 2018. Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe ankes Planin Komunal për Efiçiencë të Energjisë 2019-2021, si dhe ka miratuar edhe Deklaratën për Barazi Gjinore, të propozuar nga Komiteti për Barazi Gjinore. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka shqyrtuar edhe raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-mars 2019, si dhe raportin e detajuar të zyrës së Tatimit në Pronë për vitin 2018. KK i Malishevës, gjithashtu ka miratuar edhe disa kërkesa për plotësimin e disa komisioneve me anëtarë të rinj, si dhe ka miratuar disa kërkesa të qytetarëve për ndërrim destinim të tokës, nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …