Tani kur është kryekuvendar, Konjufcën e nervozon mungesa e deputetëve, në sallë dhe s flet çka u ka bërë në Kuvend

Kuvendi i Kosovës, as pas pritjeve më se tri orë, nuk arriti ta mbajë seancën plenare në mungesë të kuorumit të deputetëve

Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte planifikuar të mbahej sot  në orën 10:00, por në mungesë të deputetëve ajo u shty në orën 12:30. Pas shtyrjes së parë, kryepari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se legjislatura aktuale nuk e meriton të vazhdojë, për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të deputetëve. Mirëpo edhe pas pauzës dyorëshe nuk u arrit numri i nevojshëm i deputetëve për të vazhduar seancën. Edhe pse Vetëvendosja ka shumicën e deputetëve në Kuvend, shumë seanca të deritanishme nuk janë mbajtur në kuvend në mungesë të deputetëve si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Lidhur me këtë dukuri të shpeshtë në Kuvendin e Kosovës, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e  ka fajësuar partinë në pushtet që po dështon të sigurojë  shumicën e nevojshme të deputetëve  në Kuvend, duke u shprehur se kjo është papërgjegjësi.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …