Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka caktuar për nesër seancë të re plenare, me 7 pika në rend të ditës

Kuvendi i Kosovës për nesër ka caktuar të mbajë një  seancë të re plenare, që ka në rend dite 7 pika. Seanca, si zakonisht parashihet të fillojë  në orën 10:00. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, janë dy pikat e zakonshme për seancën e re. Pas këtyre deklarimeve Kuvendi synon shqyrtimin e Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë, më pas formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, vendimin për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave, vendimin për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës, si dhe në fund caktimin e Ditës së Gjenocidit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …