Kuvendi i shpërndarë, miliona euro shpenzime pa asnjë vendim të miratuar

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës, e shpërndarë para dy ditësh, ka rezultuar ndër më të kushtueshmet dhe më pak produktivet. Nga prilli deri në tetor, deputetët kanë marrë paga në vlerë prej 1.37 milionë euro, ndërsa asistentët e tyre 571 mijë euro, megjithëse Kuvendi nuk ka miratuar asnjë vendim gjatë kësaj periudhe. Për më tepër, për 20 ditët e mbetura të nëntorit, deputetët do të paguhen sërish, një kosto që ende nuk figuron në raportet zyrtare. Ndërkohë, ligji u garanton atyre edhe një kompensim kalimtar prej 1.914 eurosh për 12 muaj, çka për secilin deputet shkon në 22.968 euro. Nëse 120 ish-deputetë e shfrytëzojnë këtë të drejtë – në rast se nuk punojnë ose dalin në pension, buxheti i shtetit mund të rëndohet me rreth 3 milionë euro të tjera, pa përfshirë benefitet e stafit politik. Kështu, një legjislaturë pothuajse joaktive po rezulton të jetë një barrë e rëndë financiare për qytetarët, duke hapur debat të ri mbi llogaridhënien dhe përgjegjësinë institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

Dy kontrata brenda 24 orësh për kompaninë “Bageri”

Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Hysen Durmishi, ka shpërblyer brenda 24 orësh kompaninë “Bageri …