Kuvendi Komunal i Deçanit miraton deklaratën në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte iniciativë e grupit parlamentar të PDK-së mbështetur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, që të miratojë një deklaratë në të cilën vlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të përkrahur nga forcat e NATO-s e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata vlerëson të paprecedent dhe dënon publikimin e njoftimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë ndaj dy liderëve kryesorë të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke shprehur bindjen për pafajësinë e tyre. Seancën e nisi Kryesuesi i Asamblesë Komunalë Dr.Haki Shehaj. Ndërsa i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndër të tjera tha se: ’’Jemi sot në seancë të jashtëzakonshme, për të shprehur shqetësimin tonë, dhe për të dhënë rekomandimet e njëkohësisht mbështetjen tonë lidhur me shqetësimin për rreth situatës Paradoksale të krijuar kohëve të fundit. E themi Paradoksale, sepse të akuzosh Ushtrinë Çlirimtare, dhe krerët e saj, për krime lufte mbi lojën e hipotezave dhe supozimeve të qëllimta, e qëllimkëqija është përtej paradoksit. Në jetën tonë nga 1999 e deri më sot 21 vite interval kohorë pas çlirimit, kemi reaguar, kemi protestuar, kemi dhënë mendimin tonë dhe jemi përpjekur ta mbrojmë të drejtën tonë për liri dhe shtet, duke mbrojtur me të drejtë bartësen kryesore të sakrificës tonë për Çlirim, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit e kësaj Ushtrie. E theksoi edhe një herë një të vërtet, nëpër të cilën kemi kaluar nën okupimin shovinist Serb, okupatori më monstruoz dhe më i egër nga njerëzit dhe shteti më gjakatar në Evropë dhe në këtë pjesë të botës. E kupton këtë kush e ka një moshë, burgosjet, helmimet e nxënësve, vrasjet në masë, protestat, dëbimet nga puna, dhunimet, zhbërja e qyteteve dhe aplikimi i operacioneve duke i bërë rrafsh me tokë. Masakrimet, vrasjet e fëmijëve, pleqve dhe spastrimet duke dëbuar të gjithë popullin e Kosovës, duke bërë gjenocid mbi ne, duke shkatërruar trashëgiminë tonë historike e kulturore. Edhe sot ku jemi, jemi përballë një padrejtësie të madhe ku akuzohen themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi e Kadri Veseli, të cilët nuk bën asgjë më shumë përveç se e organizuan luftën për lirin e vendit të tyre kundër regjimit më të egër të shekullit të kaluar, tha nder të tjera kryetari Ramosaj’’. Edhe përfaqësuesit e partive politikë në Kuvendin Komunal të Deçanit, shprehën përkrahjen e tyre për luftën e drejtë të UÇK-së, për nevojën për një bashkëpunim më të mirë institucional dhe për nevojën për hartimin e ligjit me të cilën do të mbroheshin vlerat e luftës në mënyrë institucionale. Në këtë seancë kanë folë edhe Mon Selmonaj –PDK, Kestrim Avdimetaj-PDK, Agnesa Vokshi –AAK , Florim Mataj-AAK, Erdogan Dautaj-AAK, Albes Cacaj-LDK . Ky kuvend ka nxjerrë edhe një komision të përbërë nga të gjitha subjektet politike dhe ekzekutivi komunal ku bashkë kanë nxjerrë një deklaratë.

Komisioni ka këtë përbërje.

  1. Musa Berish-Ekzekutiv

  2. Erdogan Dautaj-AAK

  3. Natyra Kuçi-PSD

  4. Kestrim Avdimetaj-PDK

  5. Shkelqim Haxhnikaj-LDK

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Libri është gjithmonë një dhuratë e çmueshme

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu është takuar me një bashkëqytetar  Musa Ramadanin …