Kuvendi komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e gjatë të rregullt me theks të veçantë është diskutuar rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026

Kuvendi komunal i Vitisë ka mbajtur mbledhjen e 6-të të rregullt. Në këtë takim që është kryesuar nga kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash dy propozim vendime si dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2024-2026. Në fillim të seancës kryesuesi Azizi ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë në mbledhjen e fundit.  Megjithatë shqyrtimi i pikave të parapara është bërë pas pjesës së pyetjeve të parashtruar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal dhe përgjigjeve të dhëna nga ekzekutivi. Megjithatë më së shumti është diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026 e cila u prezantuan nga Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim. Sipas këtij dokumenti financiar buxheti i vitit 2024 në krahasim me buxhetin e këtij viti në tërësi ka shënuar rritje prej 12,08%, konkretisht nga 14 milion e 996 mijë euro në 16 milion e 808 mijë euro. Gjithmonë  duke u bazuar në këtë dokument rritje të buxhetit do të këtë edhe për vitin 2025 dhe 2026. Drejtori Imeri  shtoj se ata do të mbajnë edhe dëgjime buxhetore për të marrë edhe mendimet e qytetarëve për orientimin e investimeve kapitale në lokalitete të ndryshme. Ndërkaq pas prezantimit këshilltarët e Kuvendit Komunal kërkuan sqarime rreth këtij dokumenti. Si pikë tjetër në këtë mbledhje ishte propozim vendimi për themelimin e grupit punës për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024 dhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit me nr: 01-110/05-395, të datës: 08.04.2022, për formimin e Komiteti për Shërbime Publike. Ndërkaq jashtë rendit të ditës së paraparë është shqyrtuar dhe votuar edhe për propozim vendimin për ndryshimin e vendimit të datës 31.05.2023 numri i protokollit 01-110/05-756 për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023. Përndryshe me shumicë votash të gjitha pikat janë votuar dhe do të shkojnë për shqyrtim ligjor në nivel qendror.

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …