Kuvendi i Komunës së Kaçanikut mbanë mbledhjen e V-të për vitin 2017

Me shumicë votash Kuvendi i Komunës së Kaçanikut miratoi propozim vendimin për Rishikimin e Buxhetit të Komunës për vitin 2017, në mbledhjen e V-të me radhë të kryesuar nga Kryesuesi Xhelal Gashi, ndërsa i pranishëm ishte edhe Nënkryetari Remzi Elezi. Bahri Selimi –Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Rural, tha se edhe gjatë pjesës së dytë të viti 2017, buxheti mbetet i njëjtë siç ka qenë i planifikuar, por janë rishikuar kodet buxhetore ku ka pasur nevojë për lëvizje mes kategorive të shpenzimeve. Drejtori Selimi tha se do të ketë lëvizje tek kategoria mallra dhe shërbime dhe tek shërbimet komunale ku edhe ka kursime. Ndryshime me rishqyrtim te buxhetit janë paraparë edhe tek kategoria paga dhe mëditje, kurse mbetet e pa ndryshuar kategoria e investimeve kapitale, ndërsa do të përdoren metodat e parapara ligjore në rast nevoje për ndonjë ndryshim eventual. Shukri Luta (BDK) tha se rishikimi i buxhetit është obligim ligjor, ndërsa kërkoi që të mos ketë keqpërdorime buxhetore sidomos tani në kohë të zgjedhjeve. Kuvendi i Komunës po ashtu u njoftua për Aktivitetin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për periudhën Janar-Mars 2017 dhe për Qarkoren Buxhetore 2018/01.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …