leoni

Kuvendi i Komunës së Shtimes mbajti mbledhjen e katërt të rregullt

Kuvendi i Komunës së Shtimes, sot ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt të radhës, në të cilën me shumicë votash aprovuan Raportin tremujor financiar janar-mars 2016. Prezantimin e raportit e bëri z. Jetush Rrafshi, zyrtar kryesor financiar në Komunën e Shtimes, ndërsa këshilltarët e Kuvendit dhanë rekomandimet dhe vërejtjet lidhur me këtë raport. Para këshilltarëve të Kuvendit foli edhe kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, i cili për shpenzimet komunale janar-mars 2016. Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës, që kishte të bënte me informatën për vërshimet në komunën e Shtimes gjatë muajit janar të vitit 2016, këshilltari nga partia politike Lëvizja Vetëvendosje (LVV), z. Labinot Beqa kërkoi që kjo pikë të shtyhet për shkak të mungesës dhe vonesës së informacionit. Këshilltarët e Kuvendit me shumicë votash refuzuan që kjo pikë të shtyhet për mbledhjen e radhës, ndërsa në shenjë pakënaqësie për këtë lëshuan sallën e Kuvendit dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe pesë anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Ata vazhduan pikat tjera të punës së Kuvendit. Kuvendi me votim të fshehtë ka votuar për dy anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve (Fehmi Haxhiu dhe Fatmir Zymeri) në Ndërmarrjen Publike KRM ”Pastërtia” në Shtime. Ky Komision do t’i përgjigjet Kuvendit të Komunës së Shtimes mbi mënyrën e ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive, të cilat u janë dhënë me ligj. Komisioni po ashtu do t’i raportoj Kuvendit të Komunës në bazë vjetore si dhe do t’i siguroj të dhënat kuantitative dhe të qëndrueshme publikut dhe Kuvendit të Komunës mbi mënyrën e menaxhimit të ndërmarrjes publike KRM “Pastërtia” në interes të Komunës. Kuvendi po ashtu ka miratuar harmonizimin e Rregullores Komunale për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba me udhëzimin administrativ lidhur me emërtimin e Lejes Mjedisore Komunale, e cila tarifë rregullohet me UA Nr. 17/2015, neni 12, ku për t’u pajisur me leje mjedisore komunale, aplikuesi duhet të paguaj tarifën prej 0.2% të vlerës investuese të projektit dhe po ashtu taksën prej 20 € për Pëlqimin e Mbrojtjes nga Zjarrit që jepen konform Ligjit Nr. 04/L-012, i cili është kusht për marrjen e lejes ndërtimore. Në shqyrtimin e kërkesave Kuvendi i Komunës ka aprovuar pozitivisht dy kërkesa të qytetarëve të komunës së Shtimes.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …