Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë sot do të emërojë ministrin e ri të Drejtësisë

Në seancën e sotme të Kuvendit pritet të votohet dekreti i kryetarit për emërimin e ministrit të ri të Drejtësisë, Petrit Vasili dhe shkarkimin nga ky post të Ylli Manjanit. Agjenda e sotme e Kuvendit ka të planifikuar dhe diskutimin e dy projekt- ligjeve në fushën e energjisë, ai “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” dhe projekt- ligji “Pёr nxitjen e përdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”. Ratifikimi i konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik te të dhënave personale”, aderimi i Shqipërisë në marrëveshjen për parandalimin e peshkimit të paligjshëm, si dhe ratifikimi i memorandumit me Bashkimin Evropian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Drejtësisë së BE-së, janë ndër çështjet e parashikuara në rendin e ditës se punimeve të parlamentit në seancën e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …