Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të debatit rreth demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se ky debat i ka munguar vendit dhe se do të jetë kontribut për transparencën. Çështja e demarkacionit është inekzistente. Kosova, nuk e ka humbur asnjë centimetër gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Përmes këtij procesi nuk është rishkruar historia, vetëm është bërë shënjimi i kufirit. Në vazhdim ai lexoi pikën e 12 të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e shënjimit të kufirit si provë të pavarësisë e të sovranitetit të shtetit, të njohjes ndërkombëtare. Shënjimi i kufirit tha ai është po ashtu detyrim ndërkombëtar. Rikujtoi edhe rolin e Malit të Zi në njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Ai ftoi për debat të mirëfilltë e demokratik, pas të cilit tha se Qeveria duhet të procedojë për përfundimin e këtij procesi. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë të ftuar në debatin për demarkacioni, kanë lëshuar sallën me qëllim për të bojkotuar fjalimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi.
