Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli: Ballafaqohuni me njëri-tjetrin me fakte në një debat të mirëfilltë

Sot në Kuvendin e Kosovës kryekuvendari, Kadri Veseli, ka kërkuar nga pjesëmarrësit e  ftuari në debatin për demarkacionin me Malin e Zi që të ballafaqohen me njëri-tjetrin me fakte dhe të krijojnë debat të mirëfilltë. “Kjo ditë është e veçantë për qytetarët. Kemi kaluar një vit që nuk ka qenë i lehtë me disa tema që kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejt me tërësinë territoriale të Kosovës dhe me interesat e qytetarëve të këtij vendi”, ka thënë Veseli gjatë hapjes së debatit. “Kjo është mënyra se si duhet të ballafaqohemi me njëri-tjetrin dhe të debatojmë. Këtë mos ta bëjmë vetëm për vete, këtu bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai. “Ne synojmë të përçojmë mesazhin se sa të rëndësishme janë raportet me fqinjët tanë. Ne jemi të interesuar që të kemi raporte të mira edhe me Maqedoninë, Shqipërinë dhe jemi duke bërë përpjekje që të krijohen raporte të mira edhe me Serbinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …