leoni

Hashim Thaçi

Ky debat i ka munguar vendit, tani do të jetë kontribut për transparencën, thotë kryetari, Thaçi

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të debatit rreth demarkacionit me Malin e Zi, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi  u shpreh se ky debat i ka munguar vendit dhe se do të jetë kontribut për transparencën. Çështja e demarkacionit është inekzistente. Kosova, nuk e ka humbur asnjë centimetër gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Përmes këtij procesi nuk është rishkruar historia, vetëm është bërë shënjimi i kufirit. Në vazhdim ai lexoi pikën e 12 të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e shënjimit të kufirit si provë të pavarësisë e të sovranitetit të shtetit, të njohjes ndërkombëtare. Shënjimi i kufirit tha ai është po ashtu detyrim ndërkombëtar. Rikujtoi edhe rolin e Malit të Zi në njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Ai ftoi për debat të mirëfilltë e demokratik, pas të cilit tha se Qeveria duhet të procedojë për përfundimin e këtij procesi. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë të ftuar në debatin për demarkacioni, kanë lëshuar sallën me qëllim për të bojkotuar fjalimin e kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …