Dita Botërore e Personave me Aftësi të Kufizuar, 3 Dhjetor, synon ndërgjegjësimin qytetarë, institucional të shoqërisë civile, humanistëve. altruistëve, por edhe të vetë përfituesve për t’u bërë pjesë dhe për t’u përfshirë në procesin e integrimit të personave me aftësi të kufizuar në jetën arsimore, integruese politike, sociale, gjithëpërfshirëse e kulturore. Kjo ditë shënohet në të gjithë botën që nga viti 1992 për të rritur ndërgjegjësimin publik, pranimin dhe mirëkuptimin e personave me aftësi të kufizuara.
Prandaj sot më 3 Dhjetor të gjithë ne duhet të reflektojmë me inteligjencën emocionale, më dashuri, empati dhe pranim të plotë këtë kategori të shoqërisë. Nëse e bëjmë një krahasim ndër vite mund të konstatojmë së gjendja e personave më aftësi të kufizuara ka ndryshuar në drejtim pozitivisht ndonëse më hapa të ngadaltë.
Kur themi ketë e kemi parasysh faktin së sot njerëz nga ky komunitet janë më të integruar më shumë së kurrë më parë qoftë në sistemin e arsimit, sferë kjo e garantuar edhe më ligj, shumë prej tyre arrijnë që t’i ndjekin edhe studimet universitare e disa sosh prej tyre edhe të punësohen më pastaj.
Por se a ka mundur që të jetë më e mirë gjendja e tyre padyshim se po ka mundur megjithatë si shoqëri kurrë nuk duhet të ndjehemi të përmbushur apo të mjaftuar me në raport më plotësimin e kërkesave dhe të drejtave për peronat me aftësi të kufizuara. Duhet të punojmë forcërisht të të gjithë për avokimin e të drejtave të tyre.
Duhet të punojmë dhe garantojmë edukimin e tyre sa më cilësor, të synojmë progres dhe rezultate pozitive për ta. Kjo gjë bëhet e mundur vetëm më zinxhir serioz të ofrimit të shërbimeve profesionale e institucionale duke i ofruar atyre mundësi të shkollimit, rehabilitimit dhe integrimit social.
Është koha që Personat me Aftësi të Kufizuara të mos jenë pjesë e izolimit social e familjar. Të mos jenë pjesë e margjinalizuar, diskriminuar, paragjykuar apo segreguar sepse çdo perceptim apo qasje e tillë ndaj tyre përveç që është mëkat është edhe krim njerëzor. Prandaj ndaj tyre duhet të jemi më shumë zemër hapur dhe emfatik.
Në anën tjetër jo vetëm Personat me Aftësi të Kufizuara por edhe prindërit e tyre, gjegjësisht familjarët e tyre duhet të përkrahën e fuqizohen dhe vetëdijesohen për përkujdesje të duhur ndaj tyre. Duhet të hiqen të gjitha barrierat për këtë pjesë të shoqërisë edhe në aspekt të trajtimit shëndetësor të tyre duhet që shteti të krijojë një fond të veçantë që për mjekimin e tyre qoftë edhe në institucionet private nëse ato shtetërore nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, të gjitha shpenzimet të jenë të mbuluara tërësisht.
Profesionistët e shëndetit mendor duhet ta bartin bajrakun e një kampanje vetëdijesimi gjithë kombëtare për integrimin e të gjithë personave me nevoja të veçanta. Ata duhet ta ngritin zërin fuqishëm, të thërrasin institucionet dhe shoqërinë për përkujdesje, reflektim dhe trajtim të duhur e njerëzor të këtyre personave.
Të gjithë njerëzit kanë probleme e telashe të ndryshme, por problemet më të cilat përballën personat me nevoja të veçanta meritojnë një qasje dhe përkushtim të veçantë nga të gjithë ne, në të kundërtën kot thirremi në njerëzoren.
Psikologu: Labinot Dervishaj
3 Dhjetor 2023