Lahi Brahimaj: Kryeministri Kurti po zvarrit procesin e konstituimit të institucioneve përmes propozimit të emrave jo konsensual

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po zvarrit procesin e konstituimit të institucioneve përmes propozimit të emrave jo konsensual. Ai ka theksuar më tutje se opozita nuk do të mbështesë asnjë kandidat që është pjesë e qeverisë. “Po vazhdojnë me emra jo konsensual, por provojnë emra që me ble kohë, emra që nuk janë të kapshëm për opozitën. Qëllimi i Albin Kurtit është që nga dita e parë blerje e kohës, zvarritje, ofendim ndaj institucioneve. Çdo vendim që është kundër me ta dalin e ofendojnë. Do të vazhdojnë me emra të njëjtë. Sigurisht, ashtu siç kemi thënë, cilin do nga emrat që nuk janë në qeveri do të jetë një emër që do të votojmë” ka theksuar deputeti, Lahi Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: VV po propozon kandidatë anti-UÇK

Duke komentuar propozimet që po bënë partia Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës, deputeti …