Lajçak dhe Nuland pajtohen për rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës në veri

Lajçak dhe Nuland pajtohen për rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës në veri

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u takua me nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland. Ai tha se janë pajtuar për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës në veri. Për këtë takim njoftoi Lajçak, duke theksuar nevojën që palët të kthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE. “Kisha një bisedë shumë të mirë me Victoria Nuland. Kemi ndarë të njëjtin vlerësim për situatën në veri të Kosovës dhe për mënyrën e daljes. Ranë dakord për rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajcak. Situata në veri të Kosovës është tensionuar prej 26 majit kur kryetarët e zgjedhur u detyruan të shkojnë në vendet e tyre të punës nën asistimin e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …