Lajcak

Lajçak: Për takimin e tretë midis liderëve të Kosovës e Serbisë, paraprakisht duhet një atmosferë konstruktive e paqësore

Emisari fuqiplotë i Bashkimit Evropian për dialogun: Kosovës Serbi,  Mirosllav Lajçak, është cituar të ketë deklaruar se  për takimin e tretë midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, duhet atmosferë konstruktive e paqësore. Procesi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka ngecur, por “po zhvillohet kryesisht në nivelin e kryenegociatorëve”. Sipas tij, takimet e kryenegociatroëve po bëhen për të përgatitur takimin e tretë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajçak, tha se një takim mes Kurtit e Vuçiqit mund të ndodhë vetëm kur të dy liderët mund të pajtohen për diçka. Dialogu është platforma e vetme ku Kosova dhe Serbia trajtohen si të barabarta. Ai foli edhe për refuzimin e propozimit të Quint-it nga Qeveria e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, por edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …