Lajm shumë i mirë për Klubin e Futbollit “Drenica”

Në një tubim të organizuar ku mori pjesë Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, arrin të riorganizohet Klubi Futbolistik ”Drenica”. Klubi futbollistikë “Drenica” më datë 28.10.2017 ka mbajtur kuvendin e saj në të cilin ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, nënkryetari i komunës Nuredin Lushtaku, organizatat e bizneseve në Komunën e Skenderajt si dhe   veteranët e klubit të Drenicës. Gjatë këtij takimi është arritur që të riorganizohet klubi i futbollit “Drenica” ku kuvendi i klubit ka zgjedhur  organet e reja drejtuese: Kryesinë dhe Bordin. Drejtor sportiv i klubit u zgjodh Tahir Lushtaku. I pari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari në fund të takimit falënderojë përzemërsisht të gjithë donatorët të  cilët ishin të gatshëm që të kontribuojnë në të mirë të klubit me traditë shumëvjeçare në komunën e Skenderajt si dhe  i dëshirojë suksese të gjithë të zgjedhurve në pozita drejtuese të klubit. Ndërkohë kryetari i komunës Bekim Jashari priti në zyrën e tij kryetarin e ri te klubit të futbollit “Drenica” si dhe dy nënkryetarë me të cilët u diskutua për zhvillimet në të ardhmen e klubit.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …