LV dhe LDK-së po vazhdojnë të hedhin akuza në drejtim të njëra-tjetrës, deri sa i refuzojnë oferatat në mes tyre

LDK dhe Vetëvendosje bojkotojnë takimin për dialogun të ftuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli

Krerët institucionalë të Kosovës, anëtarët e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë, si dhe përfaqësues të subjekteve politike në vend sot do të mbajnë një takim koordinues, në të cilin do të diskutohet për temat e dialogut me Serbinë. Por në këtë takim nuk do të marrin pjesë dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e . Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, në të cilin do të diskutohet për temat e dialogut që janë të domosdoshme për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë. Opozitarët thonë se takimet e tilla nuk kanë kurrfarë roli. Ndërsa analistët politikë thonë se konsensusi duhet të arrihet në Kuvend e jo në takime të partive politike. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë për “Zërin” se anëtarët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë në takimet të cilat i thërrasin liderët e koalicionit qeverisës. Ai ka thënë se ftesat e liderëve të subjekteve në pushtet janë të kota, derisa ka shtuar se këta duhet të kenë legjitimitet politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …