Limaj

Limaj: Kam besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar shkuarjen në Hagë të ish-komandanteve të UÇK-së, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa – Remi. Përmes një shkrimi Limaj thotë se me këtë po sfidohet edhe njëherë lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka theksuar se ka besim në luftën e drejtë të Sami Lushtakut, Rrustem Mustafës dhe të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së. “Përgjigjja ndaj ftesave të kësaj gjykate demonstron edhe njëherë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndihen krenarë me të kaluarën e tyre”, ka shkruar Limaj. Gjykata Speciale do të merret me të paktën 10 raste të dyshuara për krime lufte. Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale, apo siç do të emërohet me ligj si “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar”, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UCK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organeve të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Një prokuror amerikan Clint Williamson, tashmë ka kryer një hetim të gjerë rreth këtyre pretendimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …