LDK

LDK-ja është për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj edhe me votat e Listes Serbe

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se LDK-ja është për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj edhe me votat e Listes Serbe. Por për këtë punë duhet të sigurohen 61 numra. Kjo nuk është aq e thjeshtë. “Edhe në partinë time kanë pas disa individë që kanë thënë se ‘nuk e rrëzojmë Qeverinë me Listën Serbe. Por do të duhej edhe me Listën Serbe. Flas personalisht. Nëse kjo Qeveri rrëzohet me votat e Listës Serbe pa kushtëzime nuk shoh asgjë të keqe sepse ata janë deputetë. Është ajo Listë Serbe që është bërë bashkë me të gjitha partitë për rrëzimin e  Qeverisë Mustafa” ka theksuar anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj. Ai ka shtuar më tutje se kryetari Isa Mustafa ka pasë takim me Albin Kurtin dhe është paralajmëruar takimi edhe me Shpend Ahmetin. PSD është ‘as mish, as peshk’ – tash kanë shprehur vullnetin që janë të gatshëm që ta rrëzojnë Qeverinë. Kanë disa kushtëzime që nuk janë racionale – për shkak të taksës, me Listën Serbe që është një përgjigje që nuk ka sens politik.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …