Lidhja Demokratike e Kosovës ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nëse fushata e tij është financuar me disa prej mjeteve të dyshimta të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene të hënën e kanë vazhduar hulumtimin. Sipas gazetës, dyshohet se Martin Berishaj, është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin MB Consulting dhe ku aty madje theksohet se ambasadori i Kosovës ka tërhequr para të thata nga llogaritë bankare të kompanisë së tij mbi 600 mijë euro në vitin 2019-2020. Ky skandal sa vjen e po thellohet më tepër. Hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro, para të cilat janë menaxhuar nga kompania GEN e të cilat dyshohet se është financuar fushata edhe e kryeministrit Kurti, përmes filialit të GEN-it në Tiranë ku janë transferuar 14 milionë euro”, ka deklaruar Xhafer Tahiri. A janë përdorur paratë e GEN-it për të investuar në fushatën e kryeministrit Kurti dhe a përdoren këto para për të paguar njerëz që t’i përbaltin kundërshtarët politikë të kryeministrit Kurti në komente online, në media dhe në organizata të tjera”, ka saktësuar, Xhafer Tahiri.
