leoni

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku takon sot përfaqësues të bizneseve për të diskutuar për krizën aktuale në vend

LDK ka kërkuar përgjegjësi politike për audio-incizimet në të cilat Mimoza Kusari, pranon se ka biseduar me Millan Radojçiqin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend dhe  për skandalet e fundit të partisë në pushtet. Në komunikatë për media të lëshuar nga LDK pas këtij takimi, thuhet se partia që drejton Abdixhiku dënon dhunën e ndodhur në Kuvend.  Ai ka kërkuar përgjegjësi politike për audio-incizimet ne të cilët shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila konfirmon vetë se ka biseduar me Millan Radojçiqin. LDK vlerëson se vëmendja duhet të kthehet në normalizimin e situatës në veri, luftimin e krimit dhe korrupsionit. LDK kërkon përgjegjësi politike për skandalin e publikuar të përgjimeve ku pushteti dhe eksponentë të lartë të tij kanë komunikuar me kriminel që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe tendencat e tyre për ndërhyrje në procesin e drejtësisë si dhe përgjegjësi lidhur me arrestimet e njerëzve të pushtetit të dyshuar për korrupsion.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …