Paga minimale në Shqipëri do të rritet në 34 mijë lekë, rreth 290 euro

LDK: Në dy vitet e qeverisjes Vetëvendosje janë paguar rreth 100 milionë euro për faturat e energjisë së shpenzuar në veri

Lidhja Demokratike e Kosovës konstaton  se, përkundër premtimeve, Albin Kurti nuk ka ndryshuar sa i përket çështjes së pagesës së energjisë për qytetarët e komunave veriore me shumicë serbe. Në këtë parti thonë se në dy vitet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje janë paguar rreth 100 milionë euro për faturat e energjisë së shpenzuar në veri, mjete këto të cilat iu kanë  marrë qytetarëve të Kosovës. Kohë më parë, Gjykata Supreme refuzoi kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë kundër gjykimit të Gjykatës së Apelit sa i përket faturimit të energjisë elektrike për pjesën veriore të Kosovës. Më 2017, Apeli mori vendim se është e jashtëligjshme që qytetarët e komunave të tjera të paguajnë energjinë për qytetarët e 4 komunave veriore. Nga periudha 2012-2017 qytetarët e komunave të tjera kanë paguar rrymën për konsumatorët në veri. Nga viti 2017, përgjegjësia e pagesës për rrymën e shpenzuar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, i ka kaluar Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu në vendimin e Supremes theksohet se qytetarët kanë të drejtë që të kërkojnë t’ju kthehet shuma e paguar gjatë atyre pesë viteve. Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur më 2021 që Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) duhet të kompensojë qytetarët që paguan energjinë për veriun në vlerë mbi 40 milionë euro. Koordinatori i Departamentit për Energji në LDK, Visar Azemi, deklaroi se Kurti është duke vijuar avazin e vjetër dhe duke paguar energjinë, dhe duke iu marrë qytetarëve mjetet në një formë ose tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …