LDK nesër e mban mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie

LDK nesër e mban mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nesër në selinë e tyre do të mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti. Sipas njoftimit të tyre, mbledhja do të mbahet në orën 16:30, ku do të diskutohet lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. “Nesër (e mërkurë), më datë 7 gusht 2019, në orën 16:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe diskutohet për përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Mediet, janë të mirëpritura të marrin pamje në orën 16:30, ndërsa pas takimit Zyra për Informim publikon komunikatë për medie”, thuhet në një njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …