Lekaj: Taksa 100 për qind të vazhdojë, derisa nuk kemi njohje nga Serbia, liberalizim dhe njohje të plotë nga BE-ja

Lekaj: Përpjekjet e fundit dëshpëruese të Isa Mustafës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, përmes një postimi ka thënë se Qeveria aktuale, me apo pa demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të ketë shpëtim nga rënia dhe se Kosova duhet t’i kthehet popullit të saj. “Tani kur mocioni mori formën e vet dhe kryeministri e ka parë seriozitetin e tij, po nxjerrë ide e anekse nga me të ndryshmet të mundshme për të shpëtuar vetveten, por jo Kosovën. I vetëdijshëm që ka sjellë vetëm dëme prej kur erdhi në krye të vendit, Isa Mustafa po tenton t’i nxjerrë në lajthitje popullin por edhe ndërkombëtarët, me propozime e ide totalisht në kundërshtim me parimin e së vërtetës për integritetin e sovranitetin e vendit. I bëjmë me dije kësaj qeverie dhe kryeministrit të saj se, me ose pa demarkacionin nuk kanë shpëtim nga rënia, kjo sepse deri tani vetëm i kanë rënë Kosovës, e kanë dërrmuar me keqqeverisje. Mocioni është i vërtetë dhe si i tillë besojmë shumë që do të materializohet të mërkurën, me mbështetjen e të gjithë deputetëve, për ti dhënë shansin Kosovës të bëjë ndryshimin për veten, për të tashmen e të ardhmen e saj. Kosova duhet t’i kthehet sovranit të saj, popullit”, është theksuar në shkrimin e Lekajt.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …