Brickos

Pal Lekaj thotë së Qeveria Kurti është më të dobëta që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës

Lekaj: “Milloshat” e Serbisë, tanket e sulmet e dikurshme kanë zëvendësuar me shpifje e propagandës kundër Kosovës

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar të shtunën ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, duke thënë se Ramush Haradinaj do të jetë çdo herë në ballë kur “Milloshat” e Serbisë guxojnë të sulmojnë Kosovën. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se “Milloshat” e Serbisë, tani tanket e sulmet i kanë zëvendësuar me mjetet e shpifjes e të propagandës, por që qëllimi është i njëjtë, pushtimi i Kosovës, gjë të cilën nuk do ta arrijnë kurrë. “Ramushi do të jetë çdo herë në ballë kur “Milloshat” e Serbisë guxojnë të sulmojnë Kosovën. Në krejt vrerin që “Millosheviçat” e sotëm e derdhin kundër Ramush Haradinajt e tregojnë vetëm një të vërtetë. Frikën ndaj asaj çka përfaqëson z.Haradinaj (e vërteta dhe e drejta e munguar nder vite për Kosovën dhe shqiptarët). E duke qenë të vetëdijshëm, këta këlyshë të monstrumit Millosheviç, se po ju ngushtohet laku rreth fytit dhe nuk do të mund të vazhdojnë të bëjnë lojën e djallit me Kosovën, siç kanë bërë deri tani, “Milloshat” e Serbisë, tani tanket e sulmet me to, i kanë zëvendësuar me mjetet e shpifjes e të propagandës, por që qëllimi është i njëjtë, pushtimi i Kosovës. E ketë s’do ta arrijnë asnjëherë tjetër. Serbia është tërbuar nga fuqizimi i Ramushit”, ka shkruar Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …