Leon Tolstoj: Në afërsi me Zotin II

Leon Tolstoj: Në afërsi me Zotin II

Njohuria deri te e cila kanë arritur studiuesit, pra përmes mendjes së shëndoshë, shpie drejt refuzimit të kuptimit të jetës. Sa i përket veprës së madhe të njerëzimit, pikëpamja e tyre nuk mbështetet në logjikë. Dituria e cila nuk mbështetet në mendje të shëndoshë është besim, besim për të cilin kam menduar se duhet të refuzohet; besimi në një Zot ose në Trininë, në atë se bota është krijuar për gjashtë ditë, në djall, në engjëj, në gjithë atë që nuk mund ta pranojmë po qe se nuk e largojmë logjikën.

Gjendja në të cilën kam qenë, tek unë zgjoi dyshim. E kam ditur se duke e ndjekur drejtimin e mbështetur në logjikë, nuk do të mund të gjejë asgjë, përveç refuzimin e jetës. Rezultat i njohurisë përmes mendjes është edhe kjo: jeta është një sprovë. Të mos jetosh, do të thotë se kjo është në duart e njerëzve. Mirëpo, ata jetuan më parë, por jetojnë edhe sot. Ashtu edhe unë. Edhe pse e kam ditur se jeta është një pakuptimësi, fatkeqësi, prapëseprapë kam jetuar dhe ende jetoj. Duhej ta liroj mendjen e ta kuptoj domethënien e jetës. Rezultati më i mirë që mund të dalë nga besimi, është pikërisht të kuptuarit e domethënies së jetës.

Krahas skepticizmit në të cilin kisha rënë, para meje u hapën dy rrugë: ose ajo që e konsideroja se është në favor të mendjes, nuk ka qenë në favor të mendjes, ose atë që e konsideroja të pakuptimtë, edhe nuk ka qenë e pakuptimtë. Tanimë porsa kam filluar ta përcjell zhvillimin e njohurisë përmes mendjes.

Duke e përcjell zhvillimin e njohurisë në bazë të mendjes dhe duke i vështruar rezultatet e saj, kam konstatuar se rezultatet deri tek të cilat kam arritur, plotësisht janë të sakta. Përfundimi se jeta është një asgjë, ishte një çështje që u paraqit edhe para meje. Përse të jetoj? Çka do të paraqitet nga realiteti dhe pavdekësia nga jetesa ime e zhdukur që i përngjan hijes? Çfarë është kuptimi i ekzistimit tim të vdekur në këtë botë? Që t’iu përgjigjem pyetjeve të këtilla, kam filluar ta studioj jetën.

Ajo që unë do t’i zgjidhë të gjitha pyetjet, nuk më garantoi se do ta kuptoj atë që e kam jetuar. Sado që pyetja ime të duket e thjeshtë, ajo nënkupton komentimin e vdekshmërisë përmes pavdekshmërisë ose anasjelltas. Këtë as që mundesha ta bëjë ndryshe, pasi që nuk ekzistoi një mundësi e atillë. Prandaj, rezultati deri te i cili do të arrija, do të duhej të ishte: “Forca është forcë, pafundësia është pafundësi, asgjësia është asgjësi”. Në rezultate të tjera nuk kam mundur të arrijë. Si do që të parashtroja pyetjen: “Si duhej ta bëj atë?” Përgjigja do të ishte: “Sipas Ligjeve të Zotit”! “E çka do të rezultojë nga jeta ime e tanishme”? “Mundim i pafund ose fat i pafund”.

“Çka është kuptimi i mosshkatërrimit të vdekjes?” “Takim me Zotin e Përhershëm, Xhennet”. Kam arritur në gjendje që përmes forcës ta pranoj këtë: pranë njohurisë që arrihet përmes mendjes, e cila sipas mua deri tani ishte e vetmja dhe ekskluzive, tërë njerëzimi njeh edhe njohurinë jashtë logjikës. Ajo është njohuria e besimit, dhuratë e Krijuesit që njeriut ia mundëson të jetojë edhe më tej.

Si do që të ishte deri në atë ditë, për mua është besim i jashtëlogjikshëm. Mirëpo, unë kam qenë i detyruar që ta pranoj. Në të vërtetë, vetëm më ofronte përgjigje ndaj pyetjeve të cilat i parashtroi njerëzimi në lidhje me jetën, dhe në fund më ofroi mundësi të jetohet.

Njohuria përmes mendjes më nxiti që të pranoj se jeta është një pakuptimësi. Jeta ime u ndal, u shtang, ndërsa unë dëshiroja ta zhduk. I shihja njerëzit, i vështroja të gjithë, e kështu vëreja se ata jetonin. Më pas vështroja ndaj vetes, e kështu kam vërejtur se edhe vet unë kam jetuar përderisa nuk kam gjetur përgjigje ndaj pyetjeve për kuptimin e jetës. Ashtu siç edhe njerëzve të tjerë, edhe mua mundësinë e të jetuarit dhe kuptimin e jetës ma ofroi (feja) besimi.

Të njëjtën gjë e kam vërejtur edhe tek disa njerëz të vendeve të ndryshme, tek disa bashkëkohanikë të mi që jetuan më parë. Që nga kohët më të vjetra të njerëzimit, kudo ku pati jetë, feja dhe besimi ishin ato që ofronin mundësi dhe dëshirë për të jetuar.

Feja (po qe se i besohet Një Zoti) kudo është e njëjtë.

“Duhet ta gjejmë Zotin”

Çdo përgjigje të cilën e ofroi feja, çfarëdo dhe kujtdo t’ia kishte ofruar atë, aty u gjet edhe domethënia e amshueshmërisë përmes ekzistimit të vdekshmërisë (tek njeriu); domethënie që nuk ndalet përmes mundimit, sakrificës dhe vdekjes. Kjo do të thotë se kuptimi dhe mundësia e të jetuarit mund të gjenden vetëm në besim. Mirë pra, çka është besimi? Kam kuptuar se feja nuk është vetëm manifestim i ndjenjave të padukshme, vetëm Shpallje. (Kjo është vetëm një nga definicionet e karakteristikës së besimit). Njeriu nuk posedon relacione me Zotin. (Së pari duhet të besohet, e më pas të njihet Zoti. Pra, nuk mund t ë ekzistojë besim përveç përmes besimit në Zot). Në masë më të gjerë të pranuarit e fesë kuptohet si manifestim i relacioneve ndërmjet njeriut dhe Zotit, si dhe manifestimi i asaj që iu është shpallur njeriut. Kështu pra, besimi është mësimi për kuptimin ose jetën e njeriut. Atëherë ajo është që e bën jetën të zgjatur, duke e refuzuar ekzistimin individual të njeriut. Feja është fuqia e jetës. Nëse njeriu jeton, atëherë edhe beson. Sikur të mos besojë ashtu siç i urdhërohet të jetojë, atëherë ai edhe nuk do të jetonte. Nëse njeriu e kupton se vdekja është vetëm një hije, atëherë ai detyrohet të besojë në pafundësinë në t vërtetë nuk mundet të jetohet pa fe. Më vjen shumë vështirë kur më kujtohen polemikat e realizuara në lidhje me aspektet shpirtërore. Që të mund njeriu të jetojë, ai duhet ose të mos e shoh pafundësinë ose të vijë deri te disa përgjigje. Unë dija për një përgjigje të këtillë, por nuk ndija nevojë për te përderisa besova në vdekshmëri. Kur dëshiroja këtë ta konceptoj përmes mendjes, atëherë të gjitha shpjegimet të cilat kaluan, thjeshtë u humbën para dritës së mendjes, e kështu erdhi koha që të mos besoj në të vdekurën. Duke u mbështetur në çështjet që për bazë e kishin mendjen, fillova të kërkoj shpjegim që do të më ofrojë kuptim të qartë për jetën. Por nuk ishte e mundur të ofrohet shpjegim i atillë; erdha në përfundim të njëjtë me atë të njerëzve më të famshëm të njerëzimit:

Çka kam bërë duke kërkuar përgjigje në dituritë për të cila kisha përvojë?

Dëshiroja t’a dijë përgjigjen e ekzistimit tonë dhe kam hulumtuar gjithçka rreth meje po me atë qëllim. Kam mësuar shumë gjëra nga lëmi të ndryshme, por nuk kam mundur të gjejë asgjë nga ajo që e konsideroja si domosdoshmëri esenciale.

Sa i përket kërkimit tim të përgjigjeve në filozofi, kam studiuar strukturën e përsiatjes të të gjithë atyre që ishin në të njëjtën situatë ashtu siç isha edhe unë – të cilët nuk mundnin të gjejnë përgjigje ndaj pyetjeve që kishin të bëjnë me shkakun e jetës. Natyrisht, në atë mënyrë nuk kam mundur të mësoj asgjë më shumë se atë që e kam ditur, do të thotë nga ajo që njeriu asgjë nuk di.

 

“Çka jam unë”?

Përgjigje: “Një pjesëz e vdekshme”.

Ja, në këto fjalë qëndron i tërë problemi.

Kjo është një pyetje e thjeshtë që mund të del nga goja e çdo fëmije të mençur. Këtë pyetje njerëzit e parashtronin vazhdimisht, sikur të mos ishte parashtruar ndonjëherë!

Pra, pyetja (për të cilën jemi duke biseduar) është parashtruar që nga momentet e para të njerëzimit. Që nga kohët më të vjetra, pra që nga fillimi, ishte e qartë se për zgjidhjen e kësaj çështjeje, nuk ishte e mjaftueshme të vlerësohet vdekshmëria me vdekshmëritë dhe e përhershmja me të përhershmen. Që nga çastet e para të krijimit (të njeriut) e deri më sot, njerëzimi e hulumton lidhshmërinë ndërmjet të vdekshmes dhe të përhershmes.

Të bëhen studime logjike rreth të gjitha atyre nocioneve që në vete përmbajnë domethënien e jetës dhe raportet e të vdekshmes ndaj të përhershmes – Zoti, pavarësisë, mirësisë, etj. Këto nocione nuk e zgjojnë kritikën e mendjes. Sikur të mos ishte ashtu e frikshme, vallë a nuk do të ishte qesharake dhe fëmijërore të mashtrohesh me krenarinë dhe paqen? Sikur fëmijët të cilët e shkatërrojnë një orë; e këpusin spiralen, luajnë porsi të jetë një lodër, e më pas të habitur pyesin: “Përse nuk punon ora”?

Çështja e raporteve të kalimtares dhe të pafundëshmes nuk mund të iket, andaj është mjaft me rëndësi. Njëjtë është edhe me çështjen e jetës, mundësinë e jetesës. Këtë pyetje të vetme që mund ta gjejmë çdo kund, çdo herë dhe te të gjithë popujt, është rezultat i kohës kur njerëzit harxhuan jetët e tyre; pyetje aq e rëndë, sa që nuk mund të gjendet ndonjë tjetër identike me këtë – pyetje që të gjithë e kanë të qartë, e ndaj të cilës nuk mund të ofrojmë përgjigje. Kështu pra, pyetjen e këtillë e kalojmë në mënyrë të papërgjegjshme, ashtu për ta parashtruar përsëri në ndonjë kohë tjetër. Pyetjet për Zotin e Përhershëm, shenjtërinë e shpirtit, shenjtërinë e njerëzores, unifikimi i njerëzores me Hyjnoren, të konceptuarit e shpirtit dhe përfytyrimet njerëzore ndaj të mirës dhe të keqes, të gjitha këto janë nocione të cilat u paraqitën në mendjet e mjegulluara njerëzore. Sikur të mos ishin këto, nuk do të ishte edhe vet jeta.

Duke i lënë mënjanë të gjitha këto përsiatje njerëzore, dëshiroj që prej fillimi të pozicionohem sipas ideve të mia. Kështu mendoja në atë kohë. Themelet e këtyre ideve, mbi të gjitha ekzistonin në veten time. Më në fund, e kam kuptuar këtë që vijon: në përgjigjet të cilat i ofron feja, janë të fshehura njohuritë më të thella të njerëzve, dhe unë nuk kam të drejtë t’i refuzoj ato duke u mbështetur në logjikë. Këto përgjigje vetëm se i dedikohen çështjes së jetës

Nuk mund ta pranoj krishterimin

Më në fund, isha i gatshëm ta përqafoj fenë. Mirëpo, ajo nuk më qetësonte. Për ta fenë, unë dëshiroja që të mos e refuzojë truri, të mos jetë gënjeshtër. Kam filluar të hulumtoj nëpër librat e shenjta të budizmit dhe islamit; parasegjithash kam hulumtuar vet krishterimin, edhe atë duke filluar që nga tekstet e shenjta biblike dhe nga besimtarët që jetonin përreth meje.

Natyrisht, së pari iu kam drejtuar besimtarëve në rrethin ku jetoja. Pastaj, iu kam drejtuar teologëve të kualifikuar krishterë, priftërinjve ortodoks, teologëve të niveleve të ndryshëm kishtar ortodoks, krishterëve pleq dhe atyre të rinj. Bisedoja me ata që deklaronin se “fati dhe shpëtimi i shpirtit është në fe”. Jam shoqëruar me këta njerëz dhe i kam studiuar se në çka përbëhet besimi i tyre ku ata kishin vërejtur kuptimin e jetës.

Edhe pse pajtohesha me atë që mund të më binte ndërmend dhe mbetej larg nga çdo konflikt të mentaliteteve, nuk kam mundur ta pranoj fenë e këtyre njerëzve. Jo vetëm për atë arsye se fenë të cilën ma preferonin ata nuk më ofronte kurrfarë shpjegimi, por kam vërejtur dhe kam kuptuar se ajo është një lloj i refuzimit të domethënies së jetës. Për t’u përgjigjur në pyetjet e mia jetësore të cilat më sollën deri në fe, ata nuk iu përmbaheshin fesë së tyre; përkundrazi, ata pranonin edhe çështje të huaja në besim.

Nuk kam mundur ta harroj ndjenjën e dhembshme që të kthehem në dyshim, ndjenjë që do të pasonte pas shpresës e cila më inkurajoi gjatë çdo takimi me këta njerëz. Sa herë që mundoheshin që mësimet e tyre fetare të mi shpjegonin në mënyrë të detajizuar, në mendjen time gjithnjë e më tepër paraqitej njohuria për devijimet që ata i mbanin në kokat e tyre. Kështu që unë humba çdo shpresë, se në besimin e tyre do të gjejë diçka që ka të bëjë me kuptimin e jetës. Ajo që më hidhëronte më tepër nuk ishte problemi që ata në komentimet e tyre fetare i përzienin çështjet e padobishme dhe të palogjikshme me të vërtetat e përafërta, por fakti se edhe këta njerëz jetuan sikurse edhe unë. Dallimi i vetëm ndërmjet mua dhe atyre qëndronte në vet faktin se ata assesi nuk jetonin sipas principeve të cilat parashiheshin në doktrinat e fesë së tyre. Qartë vëreja se edhe ata gabonin sikurse unë, dinin vetëm për një domethënie të jetës: të jetosh aq sa të ekzistosh në këtë jetë, dhe të marrësh gjithçka të vije në dorë. Këtë gjë e kam kuptuar mjaft qartë. Sikur të posedonin mentalitet që do ta refuzonte frikën nga braktisja, dhembja dhe vdekja, nuk do të frikoheshin nga e tëra kjo. Më në fund, të gjithë njerëzit dhe besimtarët në rrethin tim janë të njëjtë, si në kënaqësi, ashtu edhe në pasuri. U orvatën t’i zhvillojnë punët e tyre dhe t’i ruajnë ato. Frikoheshin nga dhembja dhe vdekja, dhe jetuan sikurse edhe unë, si të gjithë të tjerët të cilët nuk besonin. Madje edhe nëse nuk ishin më të këqij se jobesimtarët, jetonin pothuajse në mënyrë mjaft të degjeneruar sikur ata (jobesimtarët). Asnjë aspekt i tyre religjioz nuk mundi të më bind se ata janë në besim të vërtetë. Mua më nevojiteshin qëndrimet e tyre të qarta të cilat do të më tregonin se kultivojnë ndjenjën e jetës që nuk do të pranojë frikën nga varfëria, sëmundjen dhe vdekjen. Vetëm një sjellje dhe një qëndrim i këtillë fetar do të më bindte në sinqeritetin e tyre. Mirëpo, këtë gjë unë nuk e kam vërejtur tek besimtarët (të krishterë) aty në rrethin tim. Kuriozitet është se sjelljet e këtilla i kam vërejtur pikërisht tek njerëzit për të cilët në vendin tim flitej se janë jobesimtarët më të mëdhenj.

Në këtë mënyrë disa gjëra për mua u bënë më të qarta. Feja e këtyre njerëzve nuk ishte feja të cilën e kërkoja unë. Besimi i tyre nuk ishte feja, por një mënyrë e kënaqësisë epikureiste të jetesës. E kam kuptuar se ajo fe nuk i ofron njeriut qetësi; ndoshta mund t’i shërbejë dikujt i cili është penduar në shtratin e vdekjes. Mirëpo, një pendim i këtillë nuk iu shërbeu shumicës së njerëzve; nuk mundi t’iu shërbejë njerëzve të cilët u krijuan që të jetojnë pranë ndjenjës që të gjithë duhet të jetojnë, e jo të kënaqen duke e përvetësuar punën e huaj.

Miliarda njerëz të cilët orvaten për t’ia dhënë një kuptim jetës, janë të detyruar që të posedojnë ndjenjë të vërtetë të besimit dhe diturisë për fenë.

Pyetja “çka është kuptimi i fesë” dhe përgjigjja “brenga”, plotësisht janë me vend. E gabuar është kjo që vijon: përgjigjja e cila më është imponuar vetëm mua, e kam inkuadruar tërësisht në jetë. Vetveten e kam pyetur: “Çka është kuptimi i jetës”? Jam përgjigjur: “Brenga dhe pakuptimësia”!

Mënyra ime e jetesës, jeta në përkëdheli, pleqëri dhe gëzim, me të vërtetë ishte e keqe dhe i pakuptimtë. Prandaj, përgjigjja: “Jeta ime është e keqe dhe e pakuptimtë” nuk i dedikohet jetës në përgjithësi, por pikërisht jetës time. Më vonë do ta kuptoj të vërtetën të cilën e kam gjetur në krishterizëm, e ajo është që njerëzit më shumë e dashurojnë errësirën se sa dritën, sepse errësira është e neveritshme për ata që merren me çështjet e errëta, sepse frikësohen që mos t’ju del në dritë ajo që vepruan, andaj edhe nuk shkojnë drejt dritës.

E vërteta ishte e qartë: “Sikur ta kishin kuptuar jetën, parasegjithash, nuk do të duhej që jeta të jetë e pakuptimtë dhe e shëmtuar”. Mjaft kam qenë i hidhëruar për atë se nuk e kam njohur të vërtetën e këtillë. Nëse njeriu dëshiron të mendojë dhe të bisedojë për jetën e njerëzimit, atëherë medoemos të mendojë dhe të bisedojë për jetën e njerëzve, e jo për jetën e një numri të vogël parazitësh. Kjo gjë është e logjikshme ashtu siç është 2×2=4, e unë nuk kam mundur ta shoh atë. Me të vërtetë, sikur ta kisha pranuar se 2×2=4, atëherë medoemos ta pranoj se unë nuk jam mirë. Ndjenja se jam mirë, për mua është shumë më e rëndësishme se sa 2×2=4. Tani, pasi që kam filluar t’i dashuroj njerëzit e mirë dhe kur vetja ime më është bërë e mërzitshme, e kam pranuar të vërtetën. Më në fund gjithçka shndriti tek unë.

Përderisa zogu gjatë verës mbledh kokrra gruri dhe përgatit folenë, i duket se jeta i vazhdon. Kur shoh orvatjet mundimplote të zogjve, jam i gëzuar për kënaqësinë të cilën ata e ndiejnë. Para të gjitha kafshëve, siç janë; dhia, lepuri, luani… qëndrojnë rrethanat e jetës që ua ofrojnë mundësinë e ekzistimit, me kusht që të ushqehen, shumohen dhe rritjen e të vegjëlve. E di se, po qe se e bëjnë një gjë të atillë, atëherë ato janë fatlumë. Një organizmi i atillë jetësor të tyre është i kuptimtë dhe i logjikshëm. Mirë, atëherë çka të bëjë njeriu? Pothuajse, në një aspekt edhe ai është sikur kafsha, sepse gjatë jetës detyrohet të luftojë. Ndërmjet kësaj ekziston vetëm një diferencë: nëse njeriu dëshiron që jetën ta adoptojë vetëm për vete, atëherë ai është i shkatërruar. Njeriu nuk mund të jetojë vetëm për veten e tij, por edhe për të tjerët. Nëse vepron në këtë mënyrë, atëherë ai do të bëhet fatlumë, ndërsa jeta e tij do të ketë kuptim të plotë. Mirë, atëherë çka kam bërë unë gjatë tridhjetë viteve të kaluara të jetës sime? Lëreni luftën për të tjerët, unë as për vete nuk kam luftuar. Kam jetuar si parazit, ndërsa çdo herë kur paraqitej pyetja: “Çka është qëllimi i jetës”? Unë iu përgjigjesha vetes: “Nuk ekziston”!

Jeta në këtë botë realizohet përmes ëndjes. Nëse dëshirojmë të fitojmë shpresë se do ta kuptojmë qëllimin e ëndjes, atëherë parasegjithash, jemi të detyruar t’i plotësojmë kërkesat, që do të thotë ato që kërkohen nga ne. Nëse nuk e kryej atë që kërkohet nga unë, atëherë asnjëherë nuk do të mund ta kuptoj atë që në këtë situatë kërkohet prej meje. Krahas kësaj, nuk do të mund të kuptoj çfarëdo që të kërkohet prej të gjithë nesh, nga i tërë njerëzimi.

Të kërkuarit e Zotit  

Mënyra e përsiatjes e cila njeriun që me njohuritë që i ka arritur përmes logjikës, shpie drejt devijimeve, mua më ndihmoi që të mos bie në gabimet e mendimeve jo të frytshme. Ajo që kam qenë i sigurt se njohuria e të vërtetës mund të gjendet vetëm në rrugën jetësore, nxiti dyshim në korrektësinë e jetesës sime.

Rruga që më shpiu drejt shpëtimit ishte të perceptuarit tim personal ndaj vetes time si qendër dhe të konsideruarit se vetëm ajo është një jetë e vërtetë. E kam kuptuar se nëse e dëshiroj jetën dhe kuptimin e saj, nëse nuk dëshiroj të jetoj sikur parazitët, por jetë të vërtetë, atëherë së pari medoemos ta kuptoj se çfarë kuptimi i japin (jetës) njerëzit të cilët kanë arritur ta njohin të vërtetën, e pastaj ta pranoj (atë koncept të jetës dhe ta jetësoj atë), e më pas edhe ta studioj atë.

Pikërisht në ato kohë më ndodhi diçka interesante. Atë vit, kur mendoja që përmes një plumbi ose me diç tjetër ta përfundoj jetën, zemra më digjej për një ndjenjë pikëllimi për shkak mendimeve për të cilat flas. Nëse do duhej ta emërtoj atë ndjenjë, atëherë do ta quaja “në kërkim të Zotit”. Përsëris me një bindje më të thellë: ky gjurmim pas Zotit, nuk ishte përmes mendjes, por përmes ndjenjave. Ajo ishte një ndjenjë frike, braktisjeje, vetmie; ndjenjë e shpresës dhe pritjes së një ndihme të qartë ose të panjohur, në mes të Gjithësisë. Përafërsisht kam qenë i bindur se është e pamundur të argumentohet të ekzistuarit e Zotit, sepse Imanuel Kanti (ashtu siç kisha lexuar) argumentoi të kundërtën, pra se nuk mund të argumentohet një gjë e atillë, gjë të cilën edhe unë e kisha kuptuar ashtu. Mirëpo, krahas të gjitha këtyre peripecive, unë vazhdimisht kërkoja Zotin. Shpresoja se do ta gjeja Atë. Nuk jam larguar as nga lutjet e zakonshme drejtuar Zotit të cilin e kërkoja dhe të CiIin nuk mundesha ta gjejë. Ndonjëherë i tuboja dhe i vlerësoja argumentet në të cilat thuhej se është e pamundur të argumentohet ekzistimi i Zotit, argumente të cilat i mbanin Kanti dhe Shopenhaueri, ndërsa ndonjëherë orvatesha për ti mposhtur ato mendime. Mendoja për shkakun e kohës dhe hapësirës. (Po ashtu mendoja) Nëse unë ekzistoj, atëherë shkak i vetëm është Zoti. Vazhdimisht e mbaja këtë qëndrim dhe orvatesha përmes të gjitha aftësive të qenies sime të arrij deri në njohurinë e atij shkaku. Pasi që kam arritur deri në njohurinë se ekziston Fuqia, me dëshirën e të Cilit ekzistojmë, ndjeva mundësinë e jetës. Prapëseprapë vazhdoja me pyetjet: “Çka është ai shkak, ajo fuqi? Si duhet të mendoj për të dhe si duhet të sillem kundrejt asaj (qenies) që e quajmë Zot”?

Si përgjigje ndaj këtyre pyetjeve të parashtruara vetes sime, asgjë nuk më ra ndërmend, përveç përgjigjeve të njohura: “Ai është Ai i Cili krijon, i Cili ringjall”.

Këto përgjigje nuk më kënaqshin. Ndieja se e humbja atë që është e nevojshme për jetën time. Shpirtin tim ma kaploi një frikë dhe kam filluar të lutem për atë që kam kërkuar. Lutesha për ndihmë. Duke u lutur kuptova se Ai mua nuk më dëgjon (nuk iu përgjigjet lutjeve të mia / B.J.). Zemra ime ishte përplot dyshim ndaj ekzistimit të Zotit. Atëherë fillova të lutej edhe më tej: “Të lutem më mëshiro mua, më shpëto! Të lutem o Zot, ma trego rrugën”! Mirëpo, ndaj mua askush nuk u mëshirua, e unë ndieja se jeta ime është ndalur.

Këtë fenomen e vëreja nga aspekte të ndryshme dhe vazhdimisht përfundoja me të njëjtin qëndrim: nuk kam mundur të vij në këtë botë pa ndonjë shkak dhe pa kuptim. Nuk kam mundur të jem as zog që vjen nga ndonjë fole që i pamundshëm qëndron i shtrirë, ashtu siç unë ndieja në situatën e atillë. Madje edhe nëse është ashtu, zogu i mjerë që erdhi nga foleja dhe qëndroi i shtrirë, do të këndonte edhe në kullosën me barë të rritur. Andaj, këndoja edhe unë; e dija se nëna ime më barti afër zemrës, më ushqeu dhe më dashuronte. Ku është ajo nënë? Nëse kam lindur, atëherë kush më lindi?

Prandaj, nuk mund ta fsheh faktin nga unë se në këtë botë më solli dikush që më dashuron! Mirë, kush është ai? Përsëri, ZOTI.

“Nuk kam mundur pa ndonjë shkak të vij në këtë botë”

Ai e ka ditur për kërkimin tim. E ka vërejtur dëshpërimin tim dhe konfliktet (e brendshme) të mia. “Ai ekziston”, deklaroja në vete dhe kjo ishte e mjaftueshme që ta pranoj këtë. Jeta u thellua në veten time, ndërsa unë ndieja se ekzistoj. Ndieja një gëzim. Mirëpo, pas një kohe të shkurtër e humba interesimin për idenë e të pranuarit të ekzistencës së Zotit. Para meje qëndronte besimi në Zot. Zoti si Krijues, i Cili na e dërgoi të birin e Tij, shpëtimtarin në tre forma të ndryshme. Zoti i cili u nda nga kjo botë dhe nga unë, para syve të mi u shkri porsi një copëz akulli, e në fund mbeti asgjë. Përsëri ndieja se si është duke u tharë burimi i jetës sime. Përsëri më kaploi dyshimi dhe ajo ndjenjë rishtuese; ndjenjë se nuk ekziston dalje përveç vdekjes. Mirëpo, më e vështirë për mua ishte ajo që fillova të ndiej dobësi, dobësi të cilën nuk isha në gjendje ta mposht.

Mjaft mirë më kujtohet. Ishte pranverë dhe isha vet në pyll. Dëgjoja zërat e ndryshme. Dëgjoja dhe logjikoja vetëm për një gjë. Në të vërtetë, në tre vitet e fundit mendoja vetëm për të njëjtën çështje. Përsëri e kërkoja Zotin.

Në vete pëshpëritja: “Mirë, nuk ekziston Zoti!” Forca ime e vizionit nuk më ofronte asgjë, e as që kishte diçka reale siç ishte jeta ime. Askush, asgjë dhe çfarëdo çudie nuk mundej ta argumentonte atë. Në të vërtetë, çudirat janë në të kundërtën e logjikës dhe të forcës së vizionit tim. “E nocioni i Krijuesit të cilin unë e kërkoj? Prej nga ai nocion”? Parashtroj pyetjen. Krahas këtij mendimi, tek unë filloi të paraqitet një gëzim i ri jetësor. Gjithçka përreth meje filloi të merr forcë dhe kuptim të jetës. Përsëri ky gëzim nuk zgjati shumë. Mendimet vazhdonin. Logjika vazhdonte me ritmin e tij mendor, ndërsa unë nga njëra anë pëshpëritja në vete: “Ideja për Zotin nuk është Zot”. E më pas mendoja: “Ideja është diçka që vepron në mua. Ideja e Zotit është diç që zgjon në veten time, por nuk mundem ta zgjoj. Unë kërkoj diç pa të cilën nuk mund të ekzistojë jeta”. Më pas gjithçka në mua dhe përreth meje u shua, dhe përsëri u paraqit dëshira për vetëvrasje.

Më në fund e studioja veten de vështroja se çka është duke ndodhur me mua! Mendoja për qindra rastet e vdekjes dhe ringjalljes. Kuptova se kam jetuar vetëm në besim ndaj Zotit.

E mjaftueshme ishte që të mendoj për Zotin dhe menjëherë ringjallesha. Kur e harroja Atë, jeta ime fillonte të shkatërrohet. Çka është ajo ringjallje dhe vdekje e jetës? Kur e humbja besimin në ekzistimin e Zotit, në mua paraqitej sikur të bëhej një shkëputje e lidhjeve të mia me jetën. Sikur të mos shpresoja – madje edhe shumë pak – se do ta gjeja Zotin, jeta ime do të përfundonte shumë më herët. Por unë kam jetuar. Kur e kërkoja Atë dhe kur e ndieja, atëherë unë jetoja. Do të thotë, Ai ekziston. Ai është Diç pa të Cilin nuk mund të ekzistojë jeta. Njëjtë është ta njohësh Zotin dhe të jetosh. Zoti është jeta, edhe nëse ke jetuar duke e kërkuar Zotin. Nuk ka jetë pa Zot.

Gjithçka në mua dhe përreth meje filloi të shkëlqejë. Shkëlqim i fuqishëm. Më i fuqishëm se kurdoherë. Ajo dritë nuk mu largua gjatë tërë jetës. Në këtë mënyrë kam shpëtuar nga vetëvrasja, gjë të cilën nuk mund ta shpjegoj.

Ashtu siç tek unë fshehurazi dhe ngadalë humbej vullneti për të jetuar, e kështu ndieja urrejtje ndaj jetës dhe dëshirë për vetëvrasje, po ashtu dhe në të njëjtën mënyrë tek unë paraqitej forca për të jetuar. Një gjë e këtillë nuk ishte e re, ajo ishte forca më e vjetër të cilën e ndieja në ditët e para të jetës. Në shumë aspekte u ktheva prapa – në botëkuptimet fëmijërore, pra u ktheva në besimin që kërkonte diç nga unë. U ktheva në idenë ku qëllimi i vetëm dhe themelor jetësor ishte ajo që të jem i mirë dhe në harmoni me pritjen. U ktheva në idenë që shpjegimin e kësaj nevoje ta gjejë në atë që i tërë njerëzimi radhitej sipas ligjeve, gjë që për mua ishte e panjohur dhe në një të kaluar të largët. Thënë shkurt, jam kthyer besimit në Zot, përsosurisë morale dhe traditës e cila e ruajti kuptimin e jetës. Vetëm diçka ishte më tjetër: në atë kohë gjithë këtë e pranoja pa vetëdije, ndërsa tani vërej se më nuk do të mund të jetoj pa atë.

Gjithë atë që e kam kaluar mund ta shpjegoj në këtë mënyrë: Në ndonjë breg të një lumi më kishin vendosur në një barkë, e më pas barkën e drejtuan në drejtim të bregut tjetër, ndërsa në duar mi dhanë lopatat për të lundruar dhe më lanë vetëm. Kam lundruar aq sa kam mundur… Mirëpo, ashtu siç unë lundroja përpara, rrymat e ujit të cilat më bartnin në ndonjë vend të panjohur për mua, u bënë gjithnjë e më të rrezikshme dhe më të shpejta. Duke mos e vërejtur, unë isha larguar nga qëllimi ku duhej të arrij. Shihja se përreth meje lundrojnë mjaft lundrues, të cilët po ashtu ishin bartur nga rrymat ujore. Përderisa disa lundrues vazhdonin edhe më tej të lundrojë, disa të tjerë tanimë i kishin hedhur lopatat e lundrimit. Një numër i madh i barkave dhe anijeve ishin të mbushura me njerëz. Përderisa disa orvateshin të lundrojnë në drejtim të kundërt me rrymat ujore, e disa të tjerë shkonin andej kah detyroheshin nga ato rryma, unë – duke përparuar nga një anë dhe duke vështruar udhëtarët të cilët kishin mbetur në ujë – e kisha harruar drejtimin tim të cilin ma kishin treguar në fillim. Pikërisht në mes të ujit, në turmën e barkave dhe anijeve, unë plotësisht e kisha humbur drejtimin. Përderisa lundroja, përreth meje kalonin anije me vela, anije të vogla dhe barka të ndryshme nga të cilat dëgjoheshin thirrjet gazmore të detarëve për fitore, e të cilët më bërtitnin duke më thënë se nuk ekziston drejtim tjetër. Unë iu besova atyre dhe së bashku me ta lundroja edhe më tej. Kam shkuar mjaft larg… larg. Kam shkuar aq larg, sa që më nuk kam mundur të dëgjoj asgjë, përveç shushurimës së ujit të shpejtë, ku unë edhe kisha humbur. Aty vëreja barkat ku shkatërroheshin. Nga frika dhe tmerri që e vëreja aty, unë erdha në vetëdije për të mbijetuar. Një kohë të gjatë nuk mundesha ta kuptoj se ç’më ngjau. Para meje shihja vetëm një asgjë drejt së cilës isha drejtuar, e që në të vërtetë më frikësoi dhe ku askund nuk vëreja shpëtim. Nuk kam ditur se ç’të bëj. Ato momente vështrova prapa dhe vëreja një numër të madh barkash. Duke luftuar me këmbëngulësi, ata lundronin. Në ato çaste mu kujtuan lopatat e lundrimit dhe drejtimi kah duhet të shkoj. U ktheva prapa, në drejtim të ujit, e kështu fillova barkën ta orientoj dhe ta afroj në brigjet e anës së kundërt.

Bregu ishte Zoti, drejtimi ishte tradita, ndërsa lopatat për lundrim paraqisnin lirinë që mu dha. Lopatat për lundrim mi ofruan që të arrij deri në breg, që të afrohem tek Zoti.

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …