Ndryshimi klimatik mund të thellojë akoma më shumë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në botë

Lëshohet kodi i kuq i OKB-së lidhur me ngrohjen globale për shkak të pasojave të rënda, që ka pësuar planeti ynë

Lëshohet kodi i kuq nga OKB! Raporti i ri i OKB bën të qartë se ngrohja që kemi përjetuar deri më sot ka bërë ndryshime në shumë nga sistemet tona të mbështetjes planetare që janë të pakthyeshme në kohëzgjatjet e shekujve deri në mijëvjeçarë. Raporti thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë. Autorët gjithashtu tregojnë se një rritje e nivelit të detit deri në 2 m deri në fund të këtij shekulli “nuk përjashtohet”.Por ka një shpresë të re që shkurtimet e emetimeve të gazrave serë mund të stabilizojnë rritjen e temperaturave.

Raporti i sotëm është një kod i kuq për njerëzimin, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. “Nëse kombinojmë forcat tani, ne mund të shmangim katastrofën klimatike. Por, siç e bën të qartë raporti i sotëm, nuk ka kohë për vonesë dhe nuk ka vend për justifikime. Unë kërkoj mbështetjen e drejtuesve të qeverive dhe të gjithë aktorëve të tjerë për këtë çështje.’

Pikat kyçe të raportit të IPCC

Temperatura globale e sipërfaqes së planetit ishte 1.09 °C më e lartë në dekadën mes 2011-2020 sesa mes 1850-1900.

-Pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që janë regjistruar që nga viti 1850

-Shkalla e fundit e rritjes së nivelit të detit është gati trefishuar në krahasim me 1901-1971

-Ndikimi njerëzor është “me shumë mundësi” (90%) shtytësi kryesor i shkrirjes globale të akullnajave që nga vitet 1990 dhe i uljes së nivelit të akullit në detin Arktik.

-“Është praktikisht e sigurt” se ekstremet e nxehta përfshirë valët e nxehtësisë janë bërë më të shpeshta dhe më intensive që nga vitet 1950, ndërsa ekstremet e ftohta janë bërë më pak të shpeshta dhe më pak të rënda.

Rritja e vazhdueshme e nivelit të detit është e pakthyeshme për shekuj të tërë.

Autorët thonë se që nga viti 1970, temperaturat globale janë rritur më shpejt se në çdo periudhë tjetër 50-vjeçare gjatë 2,000 viteve të fundit.

Kjo ngrohje po sjell tashmë shumë ekstreme të motit dhe klimës në çdo rajon në të gjithë globin. Qoftë valët e të nxehtit si ato të përjetuara kohët e fundit në Greqi dhe Amerikën Veriore perëndimore, apo përmbytjet si ato në Gjermani dhe Kinë, tregojnë se ‘ndikimi njerëzor’ është forcuar gjatë dekadës së fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi: ALBIN KURTI : HUMBËS I VLERAVE DHE ASOCIAL NË POLITIKË

Për të gjithë ata që shprehen se dikush e urrejka Albinin, pa dashur të ju …