Lëvizja Vetëvendosje: Dekada e dytë, angazhim për të pasur Kushtetutë të vullnetit publik e demokratik

Lëvizja Vetëvendosje: Dekada e dytë, angazhim për të pasur Kushtetutë të vullnetit publik e demokratik

Në ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, drejtuesit e Lëvizjes  Vetëvendosje kanë folur mbi pamjaftueshmërinë e kësaj Kushtetute dhe shkeljet që i kanë bërë zyrtarët dhe institucionet më të larta të shtetit të Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se në dekadën e parë të Kushtetutës së Kosovës nuk kanë se si mos t’i theksojnë pengesat e vazhdueshme të kësaj Kushtetute që ishte kompromis dhe jo shprehje e vullnetit publik e demokratik. Ndërsa deputeti tjetër, Sami Kurteshi, ka folur për shkeljet që i janë bërë Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga vetë krerët e institucioneve që nga themelimi i saj. Sipas tij, dekada e dytë duhet të jetë angazhim shoqëror për të pasur një Kushtetutë që do të jetë shprehje e vullnetit publik e demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Shtyhet sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për rolin në barrikadat e vitit 2022

Është shtyrë për herë të dytë intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, i …